E enjte, 12 Nëntor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Indonezi, dhjetëra viktima nga shpërthimi i fishekzjarreve

Të paktën 47 persona kanë humbur jetën disa të tjerë kanë mbetur të plagosur dhe 10 konsiderohen të humbur, si pasojë e një seri shpërthimesh të ndodhura në një fabrikë fishekzjarrësh në Xhakarta të Indonezisë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të enjteje.

 

Sipas autoriteteve, mendohet se shkak i shpërthimit ka qenë një shkëndije elektrike. Ekipet e shpëtimit po kërkojnë trupat në ndërtesë dhe po punojnë per identifikimin e tyre. Sipas policisë, 103 njerëz punonin ne fabrike në momentin e shpërthimit.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë