Tërmeti që goditi rajonin juglindor të Korçës, edhe pse fatmirësisht pa pasoja të rënda shkaktoi dëme materiale me të paktën 60 banesa të dëmtuara në zona të ndryshme.

 

Në një situatë të tillë, edhe solidariteti dhe ndihma për familjet dhe njerëzit në nevojë nuk ka munguar nga subjekte, individë, struktura të ndryshme shtetërore dhe jo vetëm. Kryetari i bashkisë Korçë, z. Sotiraq Filo, ka bërë me dije se po tregohet një solidaritet i gjithanshëm për zonat e goditura nga kjo fatkeqësi natyrore.

 

“Dëshiroj të falenderoj personalisht, por edhe në emër të banorëve, kompanitë TAP dhe Spiecapag, organizatat Dorcas, Kenedi, World Vision, Kryqi i Kuq si dhe supermarketet e qytetit të Korçës për ndihmen e ofruar”.

 

Ndihmat e ofruara do të shpërndahen nga bashkia atje ku situata e pas tërmetit është më e rëndë. Ndërkaq, nga të gjitha prefekturat e Shqipërisë, por edhe nga jashtë vendit po tregohet solidariteti dhe përkrahja me banorët e zonës së juglindjes.

 

Situata në kushte emergjence e këtij   rajoni po përballohet pa probleme falë edhe këtij humanizmi të gjithanshëm.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *