Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
05 May 2026
Vizion fokus

Spanja sekuestron sasinë rekord të drogës në Atlantik

Von der Leyen: Sulmet iraniane ndaj Emirateve janë të...

Makina përplas turmën e këmbësorëve në Leipzig, dy të...

Trump paralajmëron Iranin: Nëse sulmoni anijet amerikane, do t’ju...

Sulmi ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe, Irani: Nuk kishim...

Erdogan kritikon Europën: BE ka nevojë për ne më...

Trump paralajmëron Iranin: Nëse sulmoni anijet amerikane, do t’ju...

SHBA-të i përgjigjen Teheranit, bombardojnë me “Apashë” 6 anije...

Zelensky hedh poshtë propozimin e Rusisë për armëpushim njëditor...

Presidenti i Libanit: Nuk është koha e duhur për...

India ndalon me ligj “divorcin e menjëhershëm” të myslimanëve

30 Korrik 23:04

Ligjvënësit indianë, të martën, miratuan një projekt-ligj që i jep fund praktikës myslimane të divorcit të menjëhershëm, dy vjet pasi Gjykata Supreme vendosi se ajo shkelte të drejtat kushtetuese të grave myslimane.

 

Ministri i ligjit, Ravi Shankar Prasad, tha se miratimi i projekt-ligjit nga dhoma e sipërme e Parlamentit, pasqyron fuqizimin e grave, dhe është në vazhdën e ndryshimit të profilit të Indisë.

 

Dhoma e ulët e parlamentit e miratoi projekt-ligjin javën e kaluar.

 

Ligji do të hyjë në fuqi pas nënshkrimit nga presidenti i Indisë, që është më shumë një akt formal.

 

Si ndodhte divorci i shpejtë në mesin e myslimanëve?

 

Shumica e 170 milionë mylimanëve në Indi janë Sunnitë të qeverisur nga Ligji Personal Mysliman për çështje familjare.

 

Ligji u ka lejuar burrave myslimanë, që të divorcohen nga gratë e tyre, duke thënë tre herë “Talaq” – fjalë arabe për divorc – dhe jo domosdoshmërisht me radhë, por në çdo kohë, dhe nga çdo mjet komunikimi, përfshirë telefonin, mesazhe përmes tekstit ose postime në rrjete sociale.

 

Më shumë se 20 vende, duke përfshirë Pakistanin fqinj dhe Bangladeshin, e kanë ndaluar këtë praktikë.

 

Opozita e bllokoi projektligjin për më shumë se një vit, pasi partisë në pushtet i mungonte mbështetja e shumicës në dhomën e sipërme. Ghulam Nabi Azad, një drejtues i partisë së Kongresit Kombëtar, tha se opozita ishte kundër një klauzole që parashikonte burg tre vjeçar, për burrin që ndahet nga gruaja e tij në një mënyrë të tillë, duke argumentuar se asnjë fe tjetër nuk ka një ndëshkim të tillë.

 

Opozita gjithashtu tha që projekt-ligji nuk ishte i qartë sa i përket mbështetjes së bashkëshorteve, nëse burrat burgoseshin për shkak të divorcit të menjëhershëm.

 

Të dyja dhomat e Parlamentit hodhën poshtë qëndrimin e opozitës, dhe gjithashtu refuzuan ta referojnë projekt-ligjin në një komitet parlamentar për të shqyrtuar ato dispozita./ REL

 

 

Posted Under:
Bota
Tagged:
Divorc Indi martese Myslimane

Nga e njëjta kategori

Spanja sekuestron sasinë rekord të drogës në Atlantik

më shumë...

Von der Leyen: Sulmet iraniane ndaj Emirateve janë të papranueshme

më shumë...

Makina përplas turmën e këmbësorëve në Leipzig, dy të vdekur dhe 22 të plagosur!

më shumë...

Trump paralajmëron Iranin: Nëse sulmoni anijet amerikane, do t’ju zhdukim nga faqja e dheut!

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

8:17

“Çështjet financiare kërkojnë vëmendje”, parashikimi i yjeve...

1:12

Moza dhe Adi në televotim kokë më...

11:34

Sara merr surprizën e veçantë nga fëmijët...

10:48

Ofendimet mes Adit dhe Mozës, Agai merr...

10:37

Çfarë ndodhi mes Adionit dhe Mozës? Fermeri:...

10:31

Spanja sekuestron sasinë rekord të drogës në...

10:29

Von der Leyen: Sulmet iraniane ndaj Emirateve...

10:24

Kush është fermerja që u largua nga...

10:16

Gresa dhe Ola braktisin debatin, Moza: Situatat...

10:03

Makina përplas turmën e këmbësorëve në Leipzig,...

9:52

Fryrja e barkut, zbuloni ushqimet dhe pijet...

9:47

Trump paralajmëron Iranin: Nëse sulmoni anijet amerikane,...

9:36

Tensionet në Ferma Vip, Moza u përgjigjet...

9:33

Sulmi ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe, Irani:...

9:25

Erdogan kritikon Europën: BE ka nevojë për...

9:11

Kurti takim me Kallas: Kosova, e përkushtuar...

9:04

Debate, emocione dhe surpriza! Nis FERMA VIP,...

8:44

Trump paralajmëron Iranin: Nëse sulmoni anijet amerikane,...

8:12

SHBA-të i përgjigjen Teheranit, bombardojnë me “Apashë”...

8:11

Zelensky hedh poshtë propozimin e Rusisë për...

Më të klikuarat

  • Bëhuni gati për kthesën e papritur! Horoskopi javor nga Meri...
  • Ofendimet mes Adit dhe Mozës, Agai merr vendimin ekstrem, çf...
  • Aksident fatal në Berat-Dimal, motomjeti përplaset me makinë...
  • Çfarë ndodhi mes Adionit dhe Mozës? Fermeri: Ndihem 1 milion...
  • Kush është fermerja që u largua nga Ferma Vip
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.