Subscribe

India dhe Pakistani jane ne prage lufte mes tyre. Nje dite pasi ushtria Indiane bombardoi nje kamp terrorist ne zonen e Kashmirit, situata eshte tensionuar ndjeshem, pasi avion te te dy shteteve kane fluturuar mbi territoret e vendeve fqinj.

Mediat ne Indi raportojne se eshte rrezuar nje avion F-16 i Pakistanit, i cili kishte shkelur hapsiren ajrore te Indise. Nje nje raportim per Vizion Plus, gazetari Virendra Tiwari nga India, tregon ate se cfare po ndodh aktualisht mes dy vendeve.

 

 

VIRENDRA TIWARI

GAZETA “NAIDUNIA”, INDI

 

“Tensionet mes Indisë dhe Pakistanit jane ne kulmin e tyre me te madh. Nje dite me pare avionet e ushtrise indiane shkaterraun disa kampe terroriste ne Pakistan dhe referuar qeverise tone, 300 terroriste mbeten te vrare gjate atij sulmi. Mengjesin e sotem, disa avion ushtarak te Pakistanit kaluan hapsiren ajrore dhe ushtria indiane u kunderpergjigj duke rrezuar nje avion F-16 te Pakistanit. Situata eshte shume e tensionuar dhe eshte vendosur qe e gjithe hapsira ajorere qe kalon ne afersi te Pakistanti, te mbyllet. Te gjithe fluturimet civile jane anuluar, ato mes Indise dhe Pakistanit por dhe ato qe kalojne ne hapësirën ajrore te Pakistanit”.

 

Por pala pakistaneze e mohon te jete rrezuar nje avion i tyre. Usman Shahidm gazetar i televizionit Dunya ne Pakistat, tregon per Vizion Plus se pavaresisht situates se tensionuar, shqetesimi me i madh po vjen nga disinformimi.

 

USMAN SHAHID

DUNYA TV, PAKISTAN

 

“Situata ne Pakistan eshte e tensionuar dhe kritike, si ne Pakistan ashtu dhe ne Indi. Kjo gje erdhi pasi India shkeli vijen e Linjes se Kontrollit, ku 4 avion Indian cenuan territorin e Pakistanit duke bombarduar. Sot ne mengjes Ushtria e Paksitanit dekalroi se ka qelluar dy avion Indian, nje i cili ka rene te territorin e Indise dhe tjetri ne territorin e Pakistanit, gjithashtu ata kane deklaruar se kane kane arrestuar dy polite indian. Ndekrohe mediat Indiane kane deklaruar qe ushtria e tyre sapo ka rrezuar nje avion te pakistanez, F-16, fakt ky qe eshte mohuar nga ushtria e pakistanit e cila ka deklaruar se nuk kane perdorur asnje avion F-16 ne këtë operacion. Përveç situatës se tensionuar, mbizoterojne disinformimi, mediat Indaine shkruajen qe pala jone po tregon video qe jane filmuar ne vitin 2016 dhe Pakistani deklaron qe avioni jone nuk eshte rrezuar dhe se ne nuk kemi perdorur F-16”.

 

Per vite rajoni i Kashmirit ka qene nje pike e nxehte mes Pakistanit dhe Indise, i cili ka prodhuar qindra viktima nga te dy palet. Por kete here situata duket me e tensionuar pasi te dy shtetet pretendojne se nuk kane shkelur asnje ligj dhe se do ti pergjigjen cdo provokimi. Por ajo cka shqeteson te gjithe eshte fuqia berthamore e Indise dhe Pakistanit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *