Bota
Indi, rritet numri i viktimave

Ka shkuar në 125 numri i viktimave që humbën jetën si pasojë e motit të keq që ka përfshirë prej ditësh veriun e Indisë. Zyrtarët paralajmërojë se numri mund të rritet, pasi kushtet atmosferike mund të përkeqësohen gjatë fundjavës. Shumë nga viktimat humbën jetën në gjumë, teksa shtëpitë e tyre u shembën pasi u goditën nga rrufetë dhe stuhitë. Kryeministri Narendra Modi tha se është i pikëlluar nga humbjet e njerëzve. Erërat e fuqishme dhe shirat e rrëmbyeshëm kanë rrënuar qindra shtëpi në shumë fshatra, ndërsa zona të mëdha kanë mbetur pa energji elektrike. Dëmet janë të pallogaritshme edhe në bagëti.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




