E mërkurë, 30 Shtator 2026 Film TV deri në 06:00 Në vijim ora 06:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Sociale

Indeksimi me 4.1%, Hado tregon kur do të merren pensionet e reja, çfarë ndodh me shpërblimin e fundvitit

Qeveria mori vendimin për indeksimin me 4.1% të pensioneve, skemë nga e cila do të përfitojnë 791 mijë pensionistë.

Kreu i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Astrit Hado, ka shpjeguar në Vizion Plus se si do të funksionojë skema.

Reklamë

Ai tha në një lidhje direkte në edicionin qendror të lajmeve të orës `19:00, të moderuar nga Aleksandër Furxhi, se pensionet e reja do të merren duke filluar nga data 1 e muajit tetor.

Shifra 4.1% është rritja për çdo kategori, teksa Hado foli edhe për shpërblimin e fundvitit të pensionistëve.

Intervista:

Pyetje: Kur do të merren pensionet e reja, në tetor apo në nëntor?

Hado: Do të merren duke filluar nga data 1 tetor. Është bërë gati infrastruktura për indeksimin e pensioneve, duke filluar nga data 1 tetor për të gjitha kategoritë përfituese.

Pyetje: 4.1% është rritja e çdo pensioni apo shifër e rritjes mesatare për çdo kategori?

Hado: Çdo përfitues do të indeksohet me 4.1 %. Nuk është mesatare, por çdo llojj përfitimi individual.

Pyetje: Nga burimet zyrtare është dëgjuar që shpërblimi i fundvitit të jetë më i lartë, pritet të jetë më shumë se 5 mijë lekëshi i zakonshëm?

Hado: 5 mijë lekëshi është i garantuar sepse është i parashikuar në buxhetin e vitit 2024, por qeveria në javën e dytë të tetorit do të dalë me nje propozim se sa do të jetë bonusi dhe kush do e përfitojë. Besoj në javën e dytë të tetorit do ketë diçka konkrete.

Pyetje: I përmendët pak më parë ata që përfitojnë nga kjo rritje. Kemi një shifër 790 mijë individë që përfitojnë nga kjo rritje, por jot ë gjithë janë pensionistë. Megjithatë numri i pensionistëve në Shqipëri ka ardhur në rritje apo jo?

Hado: Ne na rritet numri i pensioneve nga 15-18 mijë dhe parashikojmë që në 2024 të jetë 16-18 mijë. Janë dhe 68 mijë përfitime sepse ka individë që marrin pensionin dhe pension suplementar.

Pyetje: Ideja që pensionistët mund t’i marrin pensionet nëpërmjet shërbimeve bankare, në çfazë është kjo ide.

Hado: Instituti i Sigurimeve Shoqërore e ka deleguar këtë shërbim, por ka zgjedhur dy agjentë pagues, Postën Shqiptare dhe bankat e nivelit të dytë. Qytetari mund ta zgjedh vetë në cilën bankë do ta marrë apo në zyrë postare. Ne na është rritur numri i qytetarëve që kërkojnë ta marrin pensionin nëpërmjet bankave është e drejta e qytetarit për të zgjedhur se ku do ta tërheqin pensionin. Në marrëveshjen që kemi me bankat llogaritë e pensionistëve nuk u mbahet komision. /vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë