E shtunë, 10 Tetor 2026 Film TV deri në 00:30 Në vijim ora 00:30: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Incidenti pranë zyrës elektorale, reagon PSD: Asnjë nga anëtarët tanë nuk ka qenë i përfshirë në konflikt

Një incident është regjistruar në zonën e Ali Demit në Tiranë pranë zyrave të Partisë Socialdemokrate.

Disa të rinj janë përplasur me njëri-tjetrin. PSD, në një reagim zyrtar thekson se ngjarja nuk ka lidhje me zyrën elektorale apo aktivitet të PSD dhe se asnjë nga anëtarët apo simpatizantët nuk ka qenë i përfshirë në konflikt.

Reklamë

“Partia Socialdemokrate sqaron opinionin publik se ngjarja e ndodhur këtë mesditë në rrugën “Ali Demi”, nuk ka asnjë lidhje me zyrën tonë elektorale apo me aktivitetin e Partisë Socialdemokrate.

Vendi ku ka ndodhur incidenti ndodhet pranë ambienteve tona, por asnjë nga anëtarët apo simpatizantët tanë nuk ka qenë i përfshirë në konfliktin në fjalë. Dënojmë çdo akt dhune dhe presim që organet kompetente të sqarojnë plotësisht rrethanat e ngjarjes”, shkruhet në reagimin e PSD.

Reklamë

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë