Subscribe

Prokuroria e Shtetit të Kosovës ka ndaluar dy komisionerët e dyshuar që u përplasën mëngjesin e kësaj të diele gjatë zgjedhjeve në Komunën Veriore të Mitrovicës.

 

Në një njoftim për shtyp prokuroria bën me dije se komisionerët janë njëri është kryesues I qendrës së votimit dhe tjetri zyrtari I identifikimit në shkollën “Sveti Sava”.

 

Sipas prokurorisë, dyshohet se dy të ndaluarit kanë lejuar që të votohet në kundërshtim me rregullat e KQZ’së.

 

Njoftimi i plotë i Prokurorisë së Shtetit:

 

Ndalohen dy persona zyrtar për keqpërdorim të detyrës zyrtare gjatë zgjedhjeve

Prishtinë, 6 tetor 2019 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin se në Mitrovicën e veriut, me urdhër të prokurorit, janë ndaluar dy persona të dyshuar se kanë kryer veprën penale “Keqpërdorim i detyrës zyrtare gjatë zgjedhjeve” nga neni 211 të KPRK-së.

Koordinatorja Nacionale për zgjedhje, Laura Pula, në koordinim me kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, Shyqyri Syla, pas marrjes së informacioneve se është lejuar votimi në kundërshtim me rregullat e KQZ-së, nga ana e dy komisionerëve, (kryesuesi i vendvotimit dhe zyrtari për identifikim në qendrën e votimit 3805B/12D, në shkollën “Sveti Sava”, në Mitrovicën e veriut), janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme duke ndaluar të dyshuarit dhe duke kryer verifikimet procedurale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *