E shtunë, 14 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Incidentet në selinë e PD, Alibeaj shpërthen ndaj Berishës: Do dhunë dhe gjak!

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka reaguar ashpër ndaj mbështetësve të Sali Berishës, të cilët kanë krijuar trazira dhe shkaktuar tensione në selinë blu.

 

Ata i janë përgjigjur thirrjes së ish-kryeministrit për t’iu bashkuar protestës së sotme, duke shqyer derën kryesore, ndërsa kanë sulmuar edhe anëtarin e Kryesisë qendrore të PD, Roland Bejko.

 

Reklamë

Alibeaj ka shpërthyer në akuza ndaj Berishës, duke bërë përgjegjës për nxitjen e dhunës mes demokratëve.

 

“Sali Berisha do dhune dhe gjak. Nxit demokratet te perplasen me njeri tjetrin dhe vete eshte fshehur. Turp! Kjo eshte fytyra e vertete e Sali Berishes. Te dhunoje kedo qe nuk mendon si ai!”

Vazhdo të lexosh

Reklamë