Gigi Hadid ka qenë e pranishme mbrëmjen e djeshme në sfilatën e Moschino Fashion Week. Por si çdo sfilatë, pavarësisht gjithë organizimit,  ka gjithnjë gabime dhe incidente të minutës së fundit, të cilat nuk mund t’i parashikosh. Një situatë e tillë i ka ndodhur edhe modeles së famshme Gigi Hadid gjatë kohës që po sfilonte.

 

E veshur me një fustan ngjyrë kremi me dizajn shumëngjyrësh, me një palë paruke të verdha të cilat të kthenin pas në kohë, modelja ka shkëlqyer edhe pse një moment u pengua. Këpuca e saj u ngatërrua me fustanin e gjatë duke bërë që ajo të pengohet. Megjithatë, Gigi ka ditur ta menaxhojë mirë situatën duke fituar ekuilibrin dhe duke vazhduar sfilatën deri në fund.

 

Moschino dje ka prezantuar veshjet më të reja të sezonit, një stil i cili na kthen pas në kohë dhe duhet ta pranojmë se ishte një mrekulli. Bashkë me Gigin në sfilatë kanë qenë të pranishme edhe Bella Hadid dhe Kendall Jenner, tri modele të cilat aktualisht kanë pushtuar pasarelat më në zë në botë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *