Incidentet në Burrel, njëri nga militantët e PD i plagosur rëndë/ VIDEO

Bashkia e Matit siç kishte paralajmëruar një ditë më parë ka ndërhyre me policinë bashkiake dhe punonjesit e ndermarrjes së sherbimeve për të liruar ambjentet e pallatit të Sportit Ferit Hysa ku ishte vendosur KZAZ 16.
Në mbeshtetje te tyre shkuan edhe qindra simpatizant te partise demokratike, te cilet rreth ores 10 e 30 minuta nisen te thyenin deren e pallatit te sportit.
Fillimisht pati përplasje verbale mes protestuesve dhe policisë, ndërsa më pas situata agravoi ne perdorimin e dhunes. Protestuesit u perleshen me policine e cila fillimisht perdori shkopat e gomes e me pas gaz lotsjelles e sprajt.
Turma u shpërnda për disa herë, por nuk u largua nga aty derisa më në fund arriten te shperthenin deren, duke hyre brenda ambjenteve te pallatit te sportit. Materialet u nxorën jashtë nga protestuesit dhe ju vendosën flakën.
Më pas protestuesit u shpërndane ndërsa policia e rendit rrethoi vendin për të marrë provat.
Nga përplasjet mes policise dhe protestuesve njëri nga këta të fundit mbeti i plagosur rënde dhe mësohet se është dërguar për Tiranë.
https://www.facebook.com/VizionPlusTV/videos/353359842044733/




