E premte, 25 Shtator 2026 Trazira në Parajsë deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Incidente në Korçë/ Protestuesit thyejnë xhamat e Bashkisë, plagoset shefi i rendit dhe 2 policë

Degjeneron në dhunë protesta paqësore që nisi në qytetin e Korcës për vrasjen e Klodian Rashës, 25-vjeçari që u vra dy ditë më parë nga një efektiv policie.

 

Qindra qytetarë, nisën protestën e tyre fillimisht tek Drejtoria e Policisë së Qarkut të Korçës. Nga aty, protestuesit, kanë ecur drej bulevardit të qytetit, për t’u pozicionuar më pas tek Bashkia e qytetit, ku nuk munguan edhe aktet e dhunës, ku mbeti i plagosur shefi i Rendit të Komisariatit të Korçës, Maringlen Jacellari dhe dy policë.

 

Reklamë

Protestuesit kanë thyer xhamat e Bashkisë, si dhe kanë prishur dekoret festive.

 

Ndërkohë, uniformat blu kanë shoqëruar në Komisariatin e Korçës organizatorët e kësaj protese.

Vazhdo të lexosh

Reklamë