25 marsi, festa kombëtare e Greqisë është festuar në të gjitha qytetet e vendit fqinj. Por përvjetori i revolucionit grek i vitit 1821 kundër pushtimit turk, nuk  kaloi munguar pa tensione dhe incidente.

 

Gjatë kohës që kryeministri grek Aleksis Tsipras ishte duke udhëtuar drejt ishullit Agathonisi, ai është provokuar nga avionë luftarakë të Turqisë.

 

Perpara pak çastesh pata fatin të më mirëpresin gjatë ardhjes sime në ishullin e Agathonisit avionë luftarakë të aviacionit turk, mesa duket me rastin  e festës. Ndoshta do të dëshironin edhe ata të merrnin pjesë në festën tonë kombëtare . Detyruan helikopterin me të cilin udhëtoja të  kryente disa manovra të ulëta,  me qëllim qe të provokohej helikopteri me të cilin udhëton kryeministri grek. Dua tu jap një mesazh shumë të fortë, duhet të dinë se me këto veprime të pakuptimta po harxhojnë më kot karburantin, sepse kryeministri i Greqisë do të shkojë me not deri në ishullin më të largët, nëse nevojitet.

 

Ndërkohë, megjithëse Athina ishte nën masa të rrepta sigurie, gjatë ceremonisë ku mori pjesë Presidenti Prokopis Pavlopulos, një qytetar tentoi ta sulmojë fizikisht, por u pengua menjëherë nga forcat e sigurisë.

 

Trazira shkaktuan edhe anëtarët e partisë Agimi i Artë në një lagje të Athinës. Ata sulmuan policinë me bomba molotov duke plagosur disa efektive.

 

Incidente kishte edhe në Selanik. Pjesëmarrësit ne paradë kënduan këngë patriotike kushtuar Maqedonisë dhe bënë thirrje nacionaliste.

 

Nuk është hera e parë që festat kombëtare të Greqisë shoqërohen nga incidente, madje edhe jashtë vendit. Rasti më i fundit ishte ai i Bularatit në 28 tetor 2018, kur Kostandinos  Kacifas qëlloi forcat RENEA e më pas mbeti i vrarë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *