E premte, 25 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Incidente dhe bllokim i transportit pas grevës së paralajmëruar në Argjentinë

Incidente me policinë u regjistruan mëngjesin e sotëm në Buenos Aires ku protestuesit bllokuan akset hyrëse në kryeqytet, ndërsa vendi zgjohej pjesërisht i paralizuar nga greva e përgjithshme me thirrje të organizatave sindikaliste.

 

Asnjë fluturim kombëtar apo ndërkombëtar nuk ishte planifikuar për sot në Argjentinë, ndërsa transportet publike ishin pjesërisht të bllokuara.

 

Reklamë

“Në autostradën Panamericana, një nga arteriet kryesore të hyrjes në Buenos Aires, një re gazi lotsjellës mblulonte qindra protestues”, sipas mediave lokale.

 

Qeveria e Mauricio Macri kishte paralajmëruar se nuk do të toleronte asnjë bllokim rruge. Forcat e rendit kanë ndërhyrë për të shpërndarë manifestuesit, të cilët u përgjigjën me hedhje gurësh në mesin e drejtuesve të makinave.

Vazhdo të lexosh

Reklamë