Subscribe

Ashtu si çdo 5 maj, komunistet kane zhvilluar homazhe pranë monumentit “Nene Shqipëri” me fotot e diktatorit Enver Hoxha. Por moment i përzgjedhur nga nostalgjiket e diktaturës përputhej me ardhjen e liderit te opozitës Lulzim Basha e per ketë arsye, komunistet dhe demokratet janë përplasur fizikisht.

 

Për disa minuta situate është tensionuar e është dashur ndërhyrja e policisë per te qetësuar palët.

 

Pas largimit te komunisteve, figurat kryesore te opozitës kane kryer homazhe prane monumentit “Nene Shqipëri’.

 

I pyetur per konfliktin mes komunisteve dhe demokrateve, kryetari i PD Lulzim Basha ka premtuar se opozita do te sjelle se shpejti nje nisem ligjore per ndalimin e simboleve komuniste.

 

 “Kurrë më nuk do të pranojmë rikthimin e të shkuarës së përgjakshme dhe të dhimbshme për të cilën shqiptarët kanë paguar çmimin më të shtrenjtë në Europë. Dhe kjo do të nisë me ndalimin e simboleve të komunizmit dhe portretit të gjakatarit Enver Hoxha.”

 

Sa here qe përkujtohen ngjarje qe kane lidhje me Luftën e Dyte Botërore nostalgjiket e regjimit dalin me fotot e diktatorit Hoxha dhe parulla komuniste; shfaqje këto qe kane motivuar opozitën per te gjetur nje zgjidhje ligjore per ketë problematike.

 

Puna për hartimin e nje ligji te posaçëm ka nisur ne vjeshtën e vitit te kaluar; drafti paraprak ka përfunduar dhe i është çuar per mendim Fondacionit Konrad-Adenauer, e me pas do te depozitohet ne kuvend.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *