Kombëtarja turke është përballur me një skenar të parpecedentë në aeroportin e Islandës.

 

Turqit u nisën drejt Islandës mbrëmjen e të dielës në lidhje me ndeshjen që do të luajnë të martën por për më shumë se tre orë janë mbajtur në aeroport.

 

Autoritetet islandze kanë ushtruar kontrolle të gjata ndaj kombëtares turke me arsyetimin se po e bënin për arsye sigurie.

 

Por kjo gjë nuk është pëlqyer nga lojëtarët turq, të cilët e kanë cilësuar sjelljen e autoriteteve si të papranueshme.

 

Por për të thelluar akoma më shumë përplasjen, një gazetar gjatë deklaratës së bërë prej kapitenit Emre Belozoglu, në vend që të mbante mikrofonin, mbante një furçe dhëmbësh.

 

Kjo gjë nuk është pëlqyer as nga ana e ministrit të Jashtëm turk, I cili ka paralajmëruar se do të marrë masa.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *