E diel, 20 Shtator 2026 Zilia deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 18 minuta më parë
Video · Sociale

Incident me armë në pediatri

Radha ne pediatrinë e qendrës spitalore nene Tereza u be shkak për një konflikti qe rrezikoi deri edhe përdorimin e armës.

 

Teksa prindërit prisnin te vizitonin fëmijët e tyre dy persona tentuan te hynin pa radhe tek mjeku. Por ky veprim solli reagimin një tjetër prindi qe punon si polic privat. Konflikti fillimisht ishte me fjale. Por dy personat nuk hezituan qa ta godisnin me grusht policin. Kaq mjaftoi qe efektivi te nxirrte pistoletën. Por ne këtë moment ndërhynë persona te tjerë qe shmangen përdorimin e armës, çka mund te kishte shkaktuar pasoja te renda.

 

Reklamë

Kjo situate shkaktoi panik tek prindërit dhe fëmijët qe prisnin ne radhe te cilët u detyruan te largoheshin me vrap nga pediatria

 

Ne vendngjarje mbërriti patrulla shqiponja qe shoqëroi ata qe u përfshinë ne konflikt. Konflikte për shkak te mbingarkesës ne pediatri kane ndodhur edhe me pare.

Më shumë video

Reklamë