E martë, 29 Shtator 2026 Film TV deri në 03:15 Në vijim ora 03:15: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Incident i pazakont në fluturim, një koshere bletësh zbulohet brenda motorit të avionit (VIDEO)

Një incident i pazakontë shkaktoi vonesë dhe shqetësim te pasagjerët e një fluturimi që po përgatitej të nisej nga qyteti i Charlotte, pasi në motorin e avionit u zbulua… një koshere bletësh.

Sipas dëshmitarëve okularë, pasagjerët shikonin të habitur nga dritaret ndërsa stafi i aeroportit ndërhyri për të menaxhuar situatën. Në vendngjarje u thirrën specialistë për të larguar në mënyrë të sigurt tufën e bletëve që ishte grumbulluar në një pjesë të avionit.

Reklamë

Ky incident i papritur shkaktoi shtyrjen e përkohshme të nisjes së fluturimit, ndërsa u respektuan të gjitha masat e sigurisë. Autoritetet përkatëse ndërhynë menjëherë dhe arritën të largojnë kosheren pa shkaktuar asnjë dëmtim në avion apo lëndime te njerëzit.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë