E enjte, 12 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 01:59 Në vijim ora 01:59: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Inceneratori i Elbasanit/ Gjykata e Posaçme jep sot vendimin

Gjykata e Posaçme pritet të shpallë sot vendimin për inceneratorin e Elbasanit.

 

Për ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka, SPAK ka kërkuar 10 vjet heqje lirie që me gjykim të shkurtuar i konvertohen në 6 vjet e 8 muaj burg.

 

Reklamë

Ndërsa për vartësin e tij, ish- deputetin socialist Alqi Bllako, organi i posaçëm i akuzës ka kërkuar 4 vjet burg, dënim i cili i ulet përmes me gjykimit të shkurtuar në 2 vjet e 8 muaj.

 

Të njëjtën masë dënimi si për ish- ministrin, prokuroria ka kërkuar edhe për pronarët e djegësve, Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri.

 

Ndërsa për Stela Gugalljan, prokurorët Klodian Braho dhe Arben Kraja i kanë kërkuar gjykatës dënimin me 7 vjet burg që me gjykim të shkurtuar i shkojnë 4 vjet e 8 muaj.

 

Ata akuzohen për korrupsion, pastrim parash dhe shpërdorim të detyrës.

 

Pretenca:

Lefter Koka 10 vite burg, gjykim i shkurtuar    6.8
Klodian Zoto 10 vite burg, gjykim i shkurtuar   6.8
Mirel Mertiti 10 me vite, gjykim i shkurtuar     6.8
Stela Gugallja 7 vite, gjykim i shkurtuar         4.8
Alqi Bllako 4 vite, gjykim i shkurtuar           2.8
Pellumb Abeshi 4 vite, gjykim i shkurtuar       2.8
Bardhyl Cabiri 4 vite, gjykim i shkurtuar        2.8
Jonida Zeqo 4 vite, gjykim i shkurtuar          2.8
Serafin Papa 4 vite, gjykim i shkurtuar          2.8

Më shumë video

Reklamë