Subscribe

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka paraqitur ditën e sotme fakte të reja sa i takon aferës së inceneratorëve.

 

Në një dalje për mediat, Meta tha se qytetarët kanë parë vetëm majëv e ajsbergut, ndërsa akuzoi qeverinë se ka vënë në dispozicion të kësaj skeme pronat publike.

 

Sipas Metës, këto prona janë lënë peng në banka të ndryshme dhe paratë shkojnë përtej detit dhe më larg.

 

Sot do të bëjmë publike disa fakte të reja për djegësat. Deri tani jeni njohur vetëm me majën e ajsbergut. Keni parë që njeërz që janë larguar nga kjo jetë, të moshuar që jetojnë në azile figurojnë me firma të falsifikuara dhe kanë xhiruar me miliona euro për llogari të kësaj organizate.

 

Pamë barinj në Greqi, firmat e cilëve janë falsifikuar, pasi pamë edhe se si fondet e minisrtisë së Bujqësisë dhe AZHBR që duhet të shkojnë në mbështetje të bujqësisë, kanë përfunduar në duart e kësaj organizate kriminale. Sot do tregojmë si qeveria shqiptare, me kokën e kësaj afere që është kryeministri Rama ka vënë në dispozicion të kësaj skeme edhe pronat publike të cilat janë lënë peng në banka të ndryshme këtu për paratë që shkojnë përtej detit. Jo vetëm kaq, por edhe më larg”, tha Meta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *