Monika Kryemadhi ka reaguar menjëherë pas diskutimit të kryeministrit Edi Rama në lidhje me incenratorin e Tiranës.

 

Përmes një reagimi në Facebook ka ironizuar kryeministrin i cili tha më herët se skemën e abuzimit e kanë zbuluar Tatimet dhe është Prokuroria e Tiranës që nuk ka bërë asgjë për rastin.

 

Kryemadhi i ka kërkuar kryeministrit ndërprerjen e menjëherëshme të pagesave pasi kjo është një aferë korruptive dhe shqiptarët janë shumë të varfër për tu vjedhur deri në qindarkën e fundit.

 

“Mire qe je Piktor i deshtuar, mire qe je KM super i deshtuar, por po provon dhe hobin e radhes tani – po na ben anal-istin juridik te aferes se Inceneratorit te Tiranes.
Po si ta nxe goja te deklarosh publikisht se Inceneratori i Tiranes do te djegi kur te ndertohet???
Po neni 2.2 i kontrates ku shkoi ???
Ku jane 8 veprat qe duhet te ndertoje Koncesionari ???
Po afati 72 muaj qe duhet te ndertoheshin te gjitha veprat ku shkoi ????
Ah po, nje gje e di me siguri ti: Pagesa mujore nuk nderpritet ???
Edi nderprit pagesen direkt. Mos i co leket e shqiptareve per “biznesmene” te kerkuar nga drejtesia.
Shqiptaret jane shume te varfer per tiu vjedhur edhe qindarken e fundit.
Mos bej Avokatin e Inceneratoreve se do te deshtosh njesoj si Pinoku i Bashkise.”– shkruan Kryemadhi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *