Subscribe

Partia e Lirise do te nise protesten e pare kunder qeverise tek inceneratori i Tiranes.

 

Kreu i kesaj force politike Ilir Meta ka deklaruar ne nje conference per shtyp se aksioni politik ne lidhje me inceneratoret nuk do te mjaftohet me denoncimet publike dhe padite në SPAK por edhe me protesta.

 

ILIR META

KRYETAR I PARTISE SE LIRISE

“ Protesta e pare e Partise se Lirise, ne 13 shtator, ora 18:00, ne inceneratorin e Tiranes, “kryevepren” e korrupsionit te Qeverise. Ftojme te gjithe qytetaret.”

 

Krahas protestave, Meta shkoi sot ne Shijak per te denoncuar djegien e mbetjeve ne kete zone. Sipas Metes pergjate gjithe nates jane djegur tonelata me mbetje.

 

““Kryerilindasi merr taksat dhe e kthen atë zonë të mrekullueshme në një vend terrori për të frikësuar qytetarët që të mos ankohen kur u çojnë plehrat si male para shtëpisë dhe të mos ankohen kur ia djegin para syve. Kjo nuk është një skemë vetëm në Shijak por edhe në shumë bashki të tjera në vend.”

 

Meta ka premtuar se Partia e Lirise do ta ndjeke deri ne fund ceshtjen e shijakut dhe ka theksuar se ai vete do te shkoje kudo ku qytetaret shqiptare perballen me arrogance e qeverise.

Leave a Reply

Your email address will not be published.