Subscribe

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka hedhur akuza ndaj kryeminsitrit Edi Rama, sa I takon aferës së inceneratorëve.

 

Në një konferencë për media, Berisha tha se inceneratorët do të jenë kali i betejës së opozitës, për të cilën tha se do të djegë qeverinë në djegësat e ndërtuar prej tyre.

 

Berisha akuzoi kryeministrin se edhe me projektin për portin e Durrësit, ku kanë nisur të shiten hyrjet në apartamente ende pa u miratuar, ka krijuar një skemë piramidale më vlerë 4-5 milionë dollarë.

 

“Opozita e ka shpallur armik Edi Ramën, dihet. Nuk e lëvizim ne atë dhe në rast se kjo është një periudhë që ai vazhdon me metodat e tij grabitqare, kjo s’do të thotë se ne kemi hequr dorë nga beteja. Do mobilizohemi dhe do t’i japim atij, atë që meriton. Ndonëse, deklaratat dhe akuzat tona janë absolutisht të vërteta, epiqendra e betejës tonë, kalb etej do të jetë çështja e djegësve. Ky zotëri ka firmosur në kundërshtim me ligjin e vendit, duke pasur shkresën e Agjencisë së Prokurimeve Publike se nuk mund të firmoset, ka firmosur tenderin me vjedhje.

 

Ky është përgjegjësi numër 1, mund të bëjë çtë dojë por kohërat i ka të numëruar. Djegësit do të djegin qeverinë e tij aty ku djegin plehrat. I kemi me dokumente, me fakte, me të gjitha. Ju e morët vesh që në portin e Durrësit filloi të shesë apartamentet dhe atë po e ndjekim. Dhe u bëj thirrje qytetarëve që të mos bien pre e një piramide që po ndërtohet në port se do jetë objekt konfiskimi. Mos vendosni asnjë investim në një skemë gjigande vjedhje që shkon në 4-5 milionë euro.

 

 

A mund të ndodhë në botë që për menaxherët të jetë lëshuar urdhër-arresti, por në të njëjtën kohë ligji Antimafie nuk vepron. Atyre u konfiskohet çdo gjë, por këtu nuk konfiskohen se janë bashkëpronar me Edi Ramën, Engjëll Agaçin, Arben Ahmetajn, Erjon Velinë.

 

Do ketë një gjykim popullor për këtë. Beteja do jetë vendimtare. E ka bllokuar drejtësinë por nuk e bllokon dot popullin. Do jenë qytetarët që do ia bëjnë gjyqin.

 

 

Shpallin tenderin e korridorit të Hajnisë, Milot-Fier, në vend që të shpallin indeksin e pagave, t’i kthejnë paratë fermerëve dhe punëtorëve. Po aty nuk vjedh dot kurse me autostradë vjedh 4/5. E ndërtojnë 22 mln euro kilometrin nga 2-3 milionë që është maksimumi në fushë. Shtatori po vonon, qytetarët shqiptarë duhet të përgatiten dhe do përgatiten për t’i dhënë përgjigjen e merituar këtij njeriu, për të cilin realiteti i hidhur shqiptar nuk ekziston.

 

Protesta e qytetarëve ka kërkesat e veta dhe ne i mbështesim ato. Unë u bëj thirrje qytetarëve dhe demokratëve që të protestojnë për këtë kauzë të drejtë. Jonada mund të ishte vajza e gjithsecilit prej nesh. Kjo shpirtkazmëri e qytetarëve. Nuk është e thirrur nga PD por nga qytetaret, te jemi realist. Por ne i mbështesim kauzat e drejtëve. S’ka më si më përpara që dilnin studentët dhe thoshte PD është e studentëve. Ky është qëndrimi ynë ndaj protestave, po ka kauzë të drejtë e mbështesim.

 

Prania ime fizike, nëse s’jam fizikisht jam shpirtërisht. Jam edhe po qe se nuk ndodhem aty. Jam shpirtërisht”, tha Berisha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *