Subscribe

Prokuroria e Posaçme ka marrë sërish të pandehur ish-numrin dy të qeverisë Arben Ahmetaj, këte herw për inceneratorin e Elbasanit.

SPAK ka nisur komunikimin e akuzave ndaj Ahmetajt dhe dy pronarëve të inceneratorëve Klodian Zotos dhe Mirel Mërtirit lidhur me fraksionin e dosjes së djegësit të Elbasanit.

Ish/zvkryeministri është nën hetim për veprat penale pastrim parash, korrupsion në 6 raste dhe fshehje pasurie. E pandehur gjithashtu është marrë dh eish-bashkëshortja e Ahmetajt, Albina Mançka. Nuk dihen ende akuzat e ngritura ndaj saj, por në hetim janë marrë faturat e majme të pajustifikuara si dhe vila në Palasë.

Bazuar në hetimet e zhvilluara prej kohësh, është zbuluar se Ahmetaj ka përfituar dhurata dhe udhëtime të paguara nga administratorët e inceneratorëve Zoto dhe Mërtiri. Pikërisht nga këto hetime SPAK ka ngritur 3 akuza dhe e shpalli në kërkim ndërkombëtar atë.

Sa i takon procedimit të parë për zyrtarët e përfshirë në këtë skemë korruptive, në mesin e tyre dhe ish-ministri i mjedisit Lefter Koka, Gjykata e Posaçme ka përfunduar gjykimin ku ka dhënë dënimet përkatëse.

Në tetor të vitit të kaluar SPAK mori të pandehur Ahmetaj për dosjen ‘Buka’. Bëhet fjalë për privatizimin e ish-ndërmarrjes shtetërore të fabrikës së bukës. SPAK argumentoi se Ahmetaj ka shpërdoruar detyrën duke shkelur të drejtën e pronarëve të tokës.

Njoftimi:

Prokuroria e Posaçme ka nisur komunikimin e akuzave ndaj Arben Ahametajt, Klodian Zotos dhe Mirel Mërtirin, lidhur fraksionin e ndarë të inceneratorit të Elbasanit.

Ahmetaj është nën hetim për procedimin penal 277/1 për veprat penale pastrim parash, korrupsion në 6 raste dhe fshehje pasurie.

Gjatë hetimeve pas kallëzimeve që u bënë ndaj tij, se ka përfituar dhurata e udhëtime të paguara nga administratorët e inceneratorëve, u ngritën 3 akuza teksa u shpall në kërkim ndërkombëtar.

Lidhur procedimin e parë për grupin e zyrtarëve mes të cilëve edhe ish-ministri i mjedisit Lefter Koka, GJKKO ka përfunduar gjykimin duke dhënë edhe dënimet përkatëse.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *