Inaugurohet sheshi që do të mbajë emrin e Konstantinos Mitsotakis në Dervician, Rama: Dëshmi e lidhjes e miqësisë mes dy popujve
Kryeministri Edi Rama ishte këtë të premte në Dervician ku mori pjesë në inaugurimin e bustit të ish-kryeministrit të Greqisë, Konstantinos Mitsotakis.
Ai e nisi fjalën me një përshëndetje në greqisht, duke nënvizuar se busti do të qëndrojë si një shembëlltyrë e të vërtetës historike dhe lidhjes së forte mes dy popujve.
Ndërsa vuri në dukje kontributin dhe rëndësinë e figurës së Konstantinos Mitsotakis, që ishte edhe i pari kryeministër i Greqisë që vizitoi Dropullin, Rama tha se vendosja e bustit në sheshin që mban emrin e tij nuk mund të vinte në një kohë më të mirë.
EDI RAMA
KRYEMINISTER
Rikthimi i këtij në këtë shesh me ane të ketij busti , mendoj se është një rikthimi duhur ne kohen e duhur i një njeriu të duhur për të të treguar lidhjen me minoritetin grek.
Rama nuk e fshehu dëshirën që në këtë ceremony të ishte I pranishëm edhe homologu i tij, Kyriakos mitsotakis.
EDI RAMA
KRYEMINISTER
‘Kjo prani e tij e ketij busti, këtu ushqen lidhjen mes nesh, do kisha dashur të ishte Kiriakos , meqe ai është djali i tij, por ai ka premtuar se do vije. Ua ka premtuar juve’
Rama e mbylli fjalen duke përshëndetur edhe njëherë në greqisht të pranishmit e më pas ceremonia është shoqëruar edhe me një koncert




