Subscribe

Duke filluar nga kjo e enjte, rreth 10 mijë banorë që jetojnë në fshatin Qesarakë në Dajt, nuk do të kenë më probleme rrugën që e lidh me Tiranën. Prej vitesh, rruga ishte kthyer në shqetësim për banorët, por rikonstruksioni i saj sipas autoriteteve i ka dhënë me shume vlere edhe pronave të kësaj zone.

“Rruga e re i ka shtuar vlerën shtëpive këtu. E di se shumë shqiptarë kanë pritur prej kohësh të shohin se si taksat e tyre përkthehen në investime, ndaj në më pak se një vit i kemi përkthyer në investime taksat që qytetarët paguajnë modestisht në Tiranë. Çdo qytetar ka sot garancinë se çdo qindarkë që jep në Bashkinë e Tiranës, i përkthehet në investim, çdo investim ia rrit më shumë vlerën pronës së tij, ashtu siç ka ndodhur në qendër të Tiranës, por edhe këtu në periferi”.

Kryebashkiaku Veliaj theksoi se një nga prioritet e bashkisë është ta ktheje zonën e Dajtit në një destinacion tërheqës për vizitorët vendas e të huaj.

“Zona e Dajtit sot ka edhe disa atraksione të tjera; Teleferikun, hyrjen për te Bunk’Art, disa ndërhyrje që po bëjmë në parkun e Dajtit. Me vizonin e planit urbanistik të Tiranës, planifikojmë që zona Kinostudio-Dajt të jetë një ndër qendrat e Tiranës policentriste, siç do të jetë Kombinati, Lapraka. Besojmë se vetëm duke grupuar Tiranën në këto poliqendra, do të mund të jemi një qytet më funksional”, theksoi kreu i bashkisë. Gjithashtu, në vëmendje të Bashkisë së Tiranës janë edhe investimet në infrastrukturën arsimore dhe sociale të zonës, siç kopshtet, shkollat, etj. Veliaj shtoi se në këtë zonë ka nisur edhe rikonstruksionin e disa kopshteve me nismën “Adopto një Kopësht”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *