E shtunë, 14 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:50 Në vijim ora 05:50: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Inaugurohet “Kub France Shkodër”, për herë të parë, një hapësirë dixhitale për veprat franceze në muzeun “Marubi”

Në Muzeun Kombëtar të Fotografisë “Marubi” u inaugurua Kub France Shkodër, një hapësirë e re kulturore digjitale që shënon një hap të rëndësishëm në zhvillimin e bashkëpunimit kulturor francez-shqiptar.

Kjo iniciativë, sjell për herë të parë në një muze në Shqipëri përvoja kulturore oërfshirëse përmes teknologjive të realitetit virtual dhe platformës Micro-Folie, duke ofruar akses në mijëra vepra arti nga institucione prestigjioze kulturore ndërkombëtare, si dhe përmbajtje të kuruara të trashëgimisë dhe artit francez .

 “Shpreh mbështetjen e Francës në këtë rrugë tuajën. Kënaqësi të përurojmë këtë hapësirë inovative digjitale, këtu në muzeun Marubi. Projekti synon të thellojë bashkëpunimin digjital mes Shkodrës, Shqipërisë e Francës. Janë një urë lidhëse e trashëgimisë kulturore mes dy vendeve tona. Ky projekt ndërkombëtar ofron çasje në 3200 vepra arti të digjitalizuara, ndër më të famshmet e të njohurat e Francës”, u shpreh ambasadorja franceze. 

Ministri Blendi Gonxhja u ndal edhe tek një plan ambicioz që ka për Shkodrën, duke u bërë qyteti i parë në Shqipëri që do të ketë një rrjet muzesh, ngjashëm me vendet e zhvilluara europiane.

Përmes këtij projekti, Shkodra forcon rolin e saj si një pikë referimi kulturore dhe teknologjike në rajon , duke krijuar njëkohësisht mundësi të reja për angazhimin e të rinjve në fushën e kulturës digjitale./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë