Subscribe

Duke filluar nga kjo e mërkurë banorët e vegjël të njësisë 9 në kryeqytet do të kenë mundësi të tjera për tu argëtuar. Bashkia e Tiranës inauguroi këndin e tretë të lojërave në zonë.

 

“…besoj se për shumë ndërhyrje që kemi nisur në Njësinë 9, ky është vetëm fillimi. Pjesa që ka mbetur nga ky mandat apo edhe mandatin tjetër, do të sigurohemi që në çdo lagje të kemi një kënd të vogël, ku fëmijët të gëzojnë një jetë që ja vlen të mbahet mënd si fëmijëri e bukur në Tiranë”.

 

Ky kënd do të shërbejë edhe si një hapësirë çlodhjeje për të rriturit.

 

“Fakti që ky është këndi i tretë i lodrave që krijojmë në Njësinë 9, ndërkohë që në gjithë Tiranën janë edhe 35 të tjerë, do të thotë se kur ne shqiptarët fokusohemi tek puna, edhe me pak ndihmë nga miqtë tanë ndërkombëtarë, mund të bëjmë gjëra të mrekullueshme”.

 

Këndi i lojërave dhe sheshi rekreativ në Rr. “Myrteza Topi” u realizua në bashkëpunim me Ambasadën e Çekisë në vendin tonë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *