Subscribe

Bashkia synon rivitalizimin e bibliotekave te lagjeve, duke i kthyer ato ne qendra komunitare. Nga njësia 6 ne Kombinat, ku inauguroi ambientet e reja te bibliotekës, kryebashkiaku Veliaj theksoi se behet fjale per një projekt pilot. Ai synon qe përveç mundësisë per t’u lidhur me shume me librin, të mundësojë krijimin e qendrave komunitare, si një mundësi e mire shplodhjeje për banoret e kryeqytetit. Veliaj zgjodhi ditën ndërkombëtare te librit, per te dhënë mesazhin e tij per ringritjen e te gjitha bibliotekave te lagjeve, ndërsa kërkoi edhe njëherë ndihmën e komunitetit per ruajtjen e investimeve qe po ben Bashkia. Fondi i librave te bibliotekës është siguruar përmes dhurimeve nga mësuesit, komuniteti, por edhe shtëpitë botuese.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *