Subscribe

Ceremonia e inaugurimit të presidentit Hashim Thaçi ne Prishtinë është paraprirë nga ky incident me gaz lotsjellës. Ai është hedhur nga disa aktiviste të lëvizjes Vetëvendosje, subjekt i cili zgjodhi serish gazin për të kundërshtuar zgjedhjen e Thaçit ne krye të shtetit. Por forcat e sigurisë vunë gjithçka nen kontroll ne pak minuta me arrestimin e tre te rinjve. Ne pak minuta gjithçka u qetësua dhe inaugurimi i kreut te shtetit vijoj normalisht sipas axhendes. Ai nisi me gjestin simbolik te dorëzimin e ligjit themeltar të shtetit nga ish-presidentja Ahtifete Jahjaga. Por përkundër këtij incidenti, duke folur përpara politikaneve te Kosovës dhe delegacioneve te ftuara, Hashim Thaçi tha se do te jete nje president qe do te përfaqësoje te gjitha palët politike. Te pranishëm ne kete ceremoni ishin kryeministri Rama, kryepralamentari Meta politikane te partive shqiptare ne Maqedoni, si dhe përfaqësues te larte te selive diplomatike ne vend.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *