E enjte, 1 Tetor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Inaugurime dhe prerje shiritash në kohë fushatë? Ja çfarë ndalohet nga KQZ

Teksa edhe pak muaj na ndajnë nga zgjedhjet, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur të ndalojë disa veprimtari publike gjatë fushatës elektorale.

 

Reklamë

Ato i renditi kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi në studion e “Quo Vadis”, i cili midis të tjerash, e vuri theksin edhe tek inaugurimet dhe prerjet e shiritave që bëhen gjatë fushatave.

 

“Kemi ndaluar ato veprimtari publike për të cilat janë alokuar ose janë dhënë fonde gjatë kësaj periudhe. Mendoj që të gjitha ato veprimtari për të cilat kanë qenë në kalendarin e punëve, nuk ka ndalim për zhvillimin e tyre. Kur vjen puna te fushata elektorale, një pjesë e këtyre veprimtarive, mund të përfshihen si kohë e fushatës elektorale”

Vazhdo të lexosh

Reklamë