Kandidatja e Partisë Demokratike për Qarkun Vlorë Ina Zhupa, zhvilloi një takim me gratë në qytetin e Sarandës. Ajo u ndal te angazhimet konkrete të Lulzim Bashës për gruan siç është barazia gjinore, dhënia fund e diskriminimit dhe përdorimit të tyre dhe fuqizimi i gruas shqiptare si një parakusht për shoqërinë për të ecur përpara.

“Une jam shumë krenare që sot vij me një program që vërtet e ka vënë gruan në qender. Tek ju shikoj fitoren, tek kjo sallë e mbushur plot sot shikojë herë katër herë pesë herë gjashtë vota, votat e familjës tuaj, votat e miqve tuaj. Vota që do të vijnë për Partinë Demokratike me 25 prill sepse ju e dini që më Partinë Demokratike fitoni ju, fiton çdo grua fiton cdo familje shqipëtare që do të mbështetet nga Partia Demokratike. Vajzat e reja që ndoshta ende nuk kanë krijuar familjen që e mendojnë planet për një familje të re, duhet ta dinë që një familje e re ndihmohet nga plani i Partisë Demokratike për t`u bërë me shtëpi. Për të marrë një shtëpi me kredi ku interesat i paguan shteti për të gjithë çiftet e reja. Shtëpia është halli më i madh që kanë ciftet e reja për të nisur një jëtesë së bashku, pastaj dhe fëmija. Dhe plani i Partisë Demokratike është që të mbështesi cdo muaj, të porsalindurin deri në moshën pesë vjecare me 30 mije lekë të vjetra në muaj, nuk janë shumë por është një ndihmë, eshtë një ndihmë që i jepet gruas.”

Ajo shtoi se më 25 prill duhet t’i thuhet Edi Ramës “Ik” që të ndalohet largimi i fëjiëve nga Shqipëria.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *