Subscribe

Këto nuk janë fotografitë e një lideri të ardhur si prijës me fushata lufte apo ideologji të dyshimta. Sepse së pari Ibrahim Rugova ka qenë një personalitet i literaturës dhe kulturës shqiptare që kaloi në politikë për të dhënë modelin e një udhëheqësi që shqiptarët do ta donin gjithnjë. Një manifestim kundër harresës, në 10-vjetorin e ndarjes nga jeta të Ibrahim Rugovës është edhe ekspozita e hapur në Bibliotekën Kombëtare. Në fotografitë e Fahredinit gjejmë një njeri të paqtë, të gëzuar, një njeri të menduar, që thuajse ka zbuluar edhe te politika të bukurën e artit. I lumtur që këtë thirrje kundër harresës e sjell në Tiranë pas rrugëtimit në fillim të vitit edhe në Prishtinë, Fahredini nuk e fsheh edhe trishtimin se një ekspozitë te tillë nuk e meriton tanimë askush nga politikanët që udhëheqin shqiptarët. Ekspozita së cilës nuk i mungojnë edhe botimet e shkrimet kritike letrare të Ibrahim Rugovës do të qëndrojë e hapur në Bibliotekën Kombëtare deri më 28 qershor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *