Imzot George Frendo, Kreu i Kishës Katolike në Shqipëri në largim, është nderuar nga Presidenti i Republikës Ilir Meta me dekoratën e lartë “Nënë Tereza”, e katërta në hierarkinë e dekoratave në vend.

 

Imzot George Frendo ka shërbyer prej 25 vitesh në Shqipëri, themeloi Misionin Domenikan në vitin 1996 dhe ka qenë Arqipeshkv i Arqidioqezës Tiranë-Durrës deri para pak javësh kur u emëruar Imzot Arjan Dodaj.

 

Frendo rrëfeu si erdhi në Shqipëri dhe vështirësitë e misionit në vite të vështira si në ’97-tën, por edhe periudhën e luftës së Kosovës.

 

“Ky popull më ka dashur dhe respektuar shumë. Do të largohem nga Shqipëria, jo sepse jam i mërzitur, nuk më ka ardhur keq për vendimin e qëndrimit këtu si misionar. Si e kam njohur Shqipërinë? Në vitet ’70 kur isha student në Romë, nga një student kroat kisha mësuar diçka. Atëherë ishte Shqipëria e Enver Hoxhës, komunizëm çnjerëzor. Në 1996 kemi hapur misionin në Shqipëri në Sukth, Durrës.
Kur arrita në 1997 një person nga fshati më tha “Jo, mos ke frikë, ne ju mbrojmë, por nuk ka pyll pa dera”. Ishte hera e parë që dëgjoja atë shprehje” tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *