E enjte, 24 Shtator 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur 2 Eps.) Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Imuniteti ndaj koronavirusit në Republikën Çeke, “shumë i ulët”

Një studim në Republikën Çeke tregon se imuniteti i popullatës së këtij vendi ndaj koronavirusit është vetëm 4 deri në 5 për qind.

Ministri i Shëndetësisë, Adam Vojtech, tha të mërkurën se 26,549 njerëz janë testuar dhe se nga ta, vetëm 107 vetë që kanë dalë pozitivë, nuk e kanë ditur se kanë qenë të infektuar.

Reklamë

Niveli i imunitetit ka të ngjarë të jetë më i ulët në dy qytetet më të mëdha të Çekisë, Pragë dhe Bërno, tha ai.

Çekia, vend me 10.7 milionë banorë, ka qenë ndër vendet e para në Evropë që ka nisur të zbatojë kufizime të ashpra të lëvizjes së njerëzve, për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

Në fillim të marsit, qeveria ka ndaluar udhëtimet dhe ka mbyllur kufijtë, dyqanet, restorantet dhe të gjitha shkollat.

Deri më 6 maj, ky vend ka raportuar për 7,899 raste me koronavirus dhe 258 viktima.

Vojtech tha se studimi nuk do të ketë ndikim në planin e qeverisë për të lehtësuar gradualisht masat e izolimit./ REL

Vazhdo të lexosh

Reklamë