E enjte, 8 Tetor 2026 Film TV deri në 00:31 Në vijim ora 00:31: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Imuniteti i Ballukut/ Nis seanca plenare, PD me pankarta në Kuvend, i pranishëm edhe Rama

Ka nisur seanca plenare në Kuvendi i Shqipërisë, ku deputetët pritet të vendosin sot mbi kërkesën për arrestimin e ish-ministres dhe deputetes Belinda Balluku.

Sipas rendit të ditës, pika e parë në axhendë është shqyrtimi i kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit të deputetes. Prokuroria e Posaçme ka kërkuar autorizim nga Kuvendi për arrestimin e saj, duke argumentuar se Balluku dyshohet se ka intimiduar dëshmitarë dhe mund të përbëjë rrezik për provat në hetim.

Reklamë

Ndërkohë, Partia Socialiste e Shqipërisë ka deklaruar se do të votojë kundër kërkesës së SPAK, duke mbajtur qëndrimin për mosheqjen e imunitetit të deputetes.

Deputetët e PD në sallë kanë ardhur me pankarta, ndërsa jashtë ambienteve të Kuvendit po mbahet protestë e thirrur nga opozita.

Reklamë

Seanca pritet të shoqërohet me debate dhe tensione politike, ndërsa jashtë parlamentit opozita ka paralajmëruar edhe protestë.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë