“Qëndroni në shtëpi, respektoni masat përpara se të jetë shumë vonë për të gjithë ne.”Kjo është thirrja që dëgjohet në të gjithë Italinë dhe vendet e tjera europiane të cilat po përballen me një shpërthim agresiv të pandemisë së koronavirusit.

 

Këto janë pamjet që vijnë nga Firence dhe qytete të tjera të vendit fqinj, ku pavarësisht ashpërsimit të masave, njerëzit vijojnë të grumbullohen përpara marketeve dhe tregjeve. Autoritetet kanë vënë në dispozion edhe dronët për të monitoruar respektimin e rregullave.

 

Një ditë më parë u raportuan më shumë se 4 mijë viktima ndërsa qeveria ka ashpërsuar masat duke nxjerrë edhe ushtrrinë në rrugë. Rrugët u mbushën sërish me autoblindat që transportonin të vdekurit drejt banesës së fudnit.

 

Në Kremona është vënë në funksion spitali i parë i improvizuar pasi mbipopullimi ka shkaktuar kaos në strukturat e tjera të shërbimit infektiv. Mjekët dhe infermierët po kurojnë ehd ekolegët e tyre ndërsa në zonën e Lombardisë 14 prej tyre e humbën betejën më sëmundjen. Thirrjet për ndihmë vijojnë të përsëriten ndërsa situata paraqitet e ngjashme edhe në Spanjë, vendi i dytë pas Italisë që po përjeton një situatë dramatike në shëndetin publik duke regjistruar deri më tani më shumë se 1 mijë të vdekur.

 

Shifrat vijnë në rritje edhe në vendet e tjera të rajonit, europës dhe botës me më shumë se 11 mijë e 500 të vdekur dhe rreth 279 mijë të infektuar. Fatmirësisht 93 mijë persona janë shëruar. Të gjitha shtetet kanë ashpërsuar masat, duke i mbajtur njerëzit në shtëpi. Kreu i organizatës botërore të shëndetësisë ka bërë thirrje për solidaritet, si mënyra e vetme për të luftuar armikun e padukshëm.

 

TEDROS ADHANOM GHEBREYESUS

DREJTOR I PERGJITHSHEM I OBSH

“Sot dua t’u drejtohem me një mesazh të rinjve. Ju nuk jeni të pamposhtur, ky virus mund tju cojë në spital për javë të tëra, madje edhe mund t’ju vrasë. Edhe nëse nuk sëmureni, zgjedhjet që bëni duke vendosur se ku do të shkoni, bëjnë diferencën mes jetës dhe vdekjes për dikë tjetër. Jam i lumtur që shumë të rinj po përhapin ndërgjegjësim dhe jo virusin. Solidariteti është celësi për të mposhtur covid-19.”

 

Nju Jorku dhe Illinois pasuan kaliforninë të premten me urdhrat për të qëndruar në shtëpi drejtuar miliona njerëzve , duke shënuar një nga masat më gjithpërfshirëse që SHBA ka ndërmarrë për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *