Subscribe

Gushti duket se i ka mbyllur dyert e Galerisë Kombëtare apo të Muzeut për ekspozita. Por, nuk ndodh kështu me galeritë private. ”AK Art Gallery” është një prej atyre që ju ofron falas shijen e artit vizual. Është një ekspozitë personale e fotografes Nerina Toci. Ashtu sikurse edhe artistja, që jeton dhe punon prej vitesh në Itali, 40 fotografitë e saj i prezantohen publikut shqiptar për herë të parë. Parapëlqen fotografitë bardhe e zi. Personazhet që Nerina përcjell përmes objektivit, ne kohe dhe vende te ndryshme janë për të momenti qe nuk e ka jetuar, ai që vjen pas ëndrrave. Në Itali ka hapur ekspozita personale me tituj si: ” Aphrodìsia”, “La fotografia media i conflitti” apo “Non si fa”, ndërsa nga sot fton publikun shqiptar ta vizitojë në ”Ak Art Gallery”, në qendrën tregtare “Concord Center”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *