Eni Imami është i befasuar nga mënyra sesi e presin në ambjentin bardheblu sfiden derbi ndaj Partizanit.

 

I ftuar ne emisionin “Kampionet” në Vizion Plus, futbollisti I talentuar I Tiranës pohoi se përballja ndaj Partizanit ka një interes të vecante në kampin e Tiranës.

 

“Jam befasuar shumë nga ajo që kam parë dhe ndiere në ekipin e Tiranës që në momentin që kam shkuar aty. Pavarësisht nëse nuk është ndeshja e radhës, për derbin mendohet shumë jave përpara. Është vërtet një ndjesi e vecante. Mezi e pres edhe unë si lojtar për ti përjetuar këto emocione”.

 

Imami pohoi se fitorja e fundit në Kukës kishte brenda edhe pak fat pasi sipas tij, kundërshtari pati disa raste të mira për shënim.

 

Gjithsesi futbollisti bardheblu u shpreh I kënaqur për ecurine e fundit të Tiranës por qëndroi me këmbë në tokë duke thënë se nëse nuk fitohet ndeshja e radhës kundër Luftëtarit, atëherë edhe fitorja e fundit kundër Kukësit nuk do të vlente më fare.

 

Imami dha edhe një mendim për garën për titullin kampion.

 

Ai u shpreh se cështja e titullit mbetet tërësisht e hapur pasi diferenca 8 pikë mes Partizanit dhe Kukësit sipas tij është tërësisht e rikuperueshme.

 

Futbollisti bardheblu e justifikoi këtë argument me faktin se Partizani nuk është Skenderbeu I vitit të kaluar, një ekip të cilit nuk mund ti dilej përpara.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *