Ish themeluesi i PD-së, Arben Imami nga Real Story këtë të premte është shprehur se protestat janë e vetmja rrugë që sipas tij mund të rrëzohet Edi Rama.

 

Ndër të tjera ai është shprehur se nuk mund të bëhet një vlerësim nëse qëndrimi është apo jo i duhuri, duhet që qëllimi të jetë i mirë, mjetet dhe rezultati të jenë të mira.

 

“Nuk është rruga e mirë, e drejtë, pastaj çështja se kush vjen dhe kush zëvendësohet nuk është çështja ime. Jam i mendimit që është shumë mirë që vijohet me protesta e kam mbështetur që nga fillimi, por kam frikë dhe gjykoj se është e vështirë që protestat që nuk kanë një objektiv të qartë të arrijnë sukses dhe të kenë rezultat. Nuk mendoj se opozita është pa përgjegjësi por kryesorja është ai e kryeministrit dhe drejtuesit të Rilindjes, nëse doni të thoni shteti që deshëm, policia që deshëm që u bë pjesë e krimit të organizuar me ministrin dhe kryeministrin. Për të gjykuar një veprimet duhet që qëllimi të jetë i mire, mjetet dhe rezultatet të jenë të mira. Njërëzit kanë dalë në protestë dhe ndoshta nuk kanë dalë as për lulin as për opozitën por se nuk e mbajnë dot më një qeverisje të tillë.”

 

Ndër të tjera në Real Story Imami është shprehur se kjo është qeverisja më e keqe që ka parë vendi ndonjëherë.

 

“Heqja e mandateve mjet për të shkuar drejt një qëllimi siç është rrëzimi i Edi Ramës. Kjo është qeverisja më e keqe që ka parë ndonjëherë Shqipëria, madje mund të them më shumë se 30 vjet, ky grup që po qeveris Shqipërinë është ndër më të rrezikshit që ka parë ndonjëherë qeverisja.”

 

Imami ndër të tjera ka theksuar se Partia Demokratike është një vlerë kombëtare nuk mund të shkrihet.

 

“Askush nuk ka licensë që të shuaj Partinë Demokratike. PD është një vlerë kombëtare dhe nuk mund dhe nuk  duhet të shuhet.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *