Subscribe

9 te akuzuarit për rekrutim te luftëtareve ne konfliktin e Sirisë, si dhe për nxitje te urrejtjes fetare përfunduan mbrojtjen e tyre në apelin e krimeve të rënda pas 6 orësh diskutimesh. Nën masa të rrepta sigurie u zhvillua këtë të mërkurë seanca ndaj imamëve te vetëshpallur, te cilët kërkojnë shfuqizimin e vendimit të shkalles se pare qe i dënoi ne total me rreth 126 vite burg. Në fillim te seancës, Fadil Muslimani debatoi me trupin gjykues duke i thënë se, drejtësinë në vendin tonë e komandon shërbimi sekret izraelit i MUSSAD-it. I fundit që paraqiti mbrojtjen ishte Verdi Morava. Ai i cilësoi akuzat ndaj tij si të pabazuara. Morava e konsideroi procesin te montuar dhe se ishte ne qeli vetëm per shkak te besimit. Avokati Roland Islami u shpreh se Apeli do të japë drejtësi, pasi shkalla e parë e gjyqësorit i ka dënuar pa pasur prova. Vendimi përfundimtar do të jepet më 30 nëntor, ku pritet të vendoset nëse të akuzuarit do deklarohen të pafajshëm, apo do lihet në fuqi vendimi i dhënë për ta nga Gjykata e Shkalles se Pare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *