Ambasadorët e vendeve anëtare në Bashkimin Evropian mendojnë se Shqipëria nuk është ende gati për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare me BE-në, pasi ka ende punë për të bërë për kushtet e vëna në mars 2020. Komisioni i Përfaqësuesve të Përhershëm (Coreper), i përbërë nga ambasadorët e secilit vend anëtar, ra dakord të hënën për një sërë konkluzionesh lidhur me zgjerimin e BE-së, veçarisht për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Ambasadorët vlerësuan punën e Shqipërisë për reformat, por theksuan se përpara konferencës së parë ndërqeveritare, vendi duhet të tregojë përparim më të madh në realizimin e kushteve të vëna nga udhëheqësit e BE-së në mars 2020.

I ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, pedagogou dhe analisti i njohur, Ervis Iljazaj, është shprehur se Shqipëria nuk do të anëtarësohet në BE nëse nuk do të plotësojë standarte.

“Bashkimi Evropian është një organizatë politike, por nuk është vetëm një organizatë politike si NATO që ne u anëtarësuam fill pas Gërdecit. Pse? Sepse NATO është një organizatë politike dhe ka interesa thjeshtë gjeopolitike. Kurse Bashkimi Evropian, është një gjë komplet ndryshe, është një qeverisje e përbashkët. Bashkimi Evropian do të na vendosë ne, nëse ne do të anëtarësohemi ndonjëherë edhe sa kg do jetë kastraveci, pra hyn deri në këto detaje. Është një sistem qeverisje e përbashket, ka parime te përbashkëta, ka ligje të përbashkëta, ka financa të përbashkëta dhe në qoftë se ne nuk jemi tek këto standarte, ne nuk hyjmë dot sepse thjeshtë Bashkimi Evropian ka interesa gjeopolitike në Ballkan. Le ti ketë! Por, në qoftë se nuk plotësojmë standartet nuk kemi për tu anëtarësuar kurrë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *