Ikën Zguri, vjen Celibashi/ Teknologjia, sfida kryesore e institucionit të ri
Pas 14 vitesh, Ilirjan Celibashi rikthehet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve në të njëjtën detyrë, atë të kryetarit. Takimin e parë e zhvilloi me paraardhësin e tij, Klement Zguri.
Në daljen e parë për mediat si sfidë të institucionit përgjegjës për organizmin dhe zhvillimin e zgjedhjeve, përcaktoi zbatimin e teknologjisë në identifikimin biometrik të votuesve.
E ngarkuara posaçërisht për monitorimin dhe përmbushjen e këtij procesi i cili do të zbatohet për herë të parë ne vendin tonë, nënkomisionerja Lealba Pelinku është besim plotë se me gjithë vonesën në krijimin e KQZ-së, e parashikuar për t’u ngritur në fund të Korrikut sipas marrëveshjes së 5 Qershorit, do të realizohet në kohë.
Nga sot, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do jetë pjesërisht përgjegjës për përmbushjen e identifikimit biometrik të zgjedhësve, strukturës së tij i shtohen dy komisione, rregullatori që merret me aktet nënligjore dhe i ankimimit e
sanksioneve që shqyrton ankesat e partive.




