Subscribe

I ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, analisti i njohur Ilir Yzeiri u shpreh se PD do të duhej të hapej ndaj kundërshtarëve.

Sipas tij, LSI-ja dhe PD-ja për momentin nuk janë alternative që mund ta lëvizin nga vendi qeverinë që kanë përballë.

“Në qoftë se do të kërkohet vota massive, ato 1 milion shuplakat që ta heqin Edi Ramën, duhet të ishtebërë ajo që bëri Sali Berisha në 2004-ën, që e hapi dhe nuk la edhe atë që e kishte quajtur gjeneralin e luftës, Arben Imamin e përqafoi. Dhe çfarë bëri tjetër? Kapi me shumë intuit edhe frymën opozitare që ishte, gjë që PD-ja nuk po e bën dot, as LSI-ja.

Ka një frymë opozitare të thellë në opinion dhe PD-ja dhe LSI-ja, në vend që ta zgjerojnë, e kanë mbyllur.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *