E premte, 13 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 04:40 Në vijim ora 04:40: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Ilir Xhakolli emri që synon t’i japë PS-së bashkinë e Pogradecit

Partia Socialiste ka përzgjedhur së fundmi kandidaturën e saj edhe për bashkinë e Pogradecit.

 

Deputeti Ilir Xhakolli zyrtarizohet si përfaqësuesi i socialistëve për garën e zgjedhjeve lokale në Pogradec. Xhakolli del përfundimisht si kandidat për kryetar bashkie nga PS që duket e vendosur të hyjë në zgjedhjet lokale pavarësisht qëndrimit që do mbajë opozita.

 

Reklamë

Ende nuk është zyrtarizuar kandidatura e PD për bashkinë e Pogradecit, ku kryebashkiaku aktual Eduard Kapri nuk e fsheh se synon edhe një mandat të dytë.

 

Ndërkaq, kandidimi I Ilir Hoxhallit për postin e kryetarit të bashkisë në Pogradec do të thotë dorëzim I mandatit të tij si deputet duke I hapur rrugën një tjetër përfaqësuesi në listën e PS.

 

Këtë mundësi për t’u ulur në Parlament e ka Ardit Konomi, aktualisht drejtor I spitalit rajonal të Korçës. Konomi renditet I 7-ti në listën e PS pas Ilir Hoxhallit që tashmë kërkon të dalë si qytetari I parë I Pogeadecit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë