Subscribe

Sfidat kundër trafikimit të qenieve njerëzore kanë bashkuar për herë të parë pas një viti presidentin e republikës, Ilir Meta dhe ambasadoren amerikane në Tiranë Yuri Kim.

 

Diplomatja amerikane gjatë forumit për trafikimin e qenieve njerëzore në Ballkan vuri në dukje se Shqipëria ka ende shumë për të bërë në luftë kundër këtij fenomeni.

 

YURI KIM

AMBASADORE E SHBA

“Jam besim plotë që Shqipëria me partnerët e saj është e përkushtuar të përballet me plagën e trafikimit. Vlerësoj që Shqipëria ka ndërmarrë hapa për dënimin të dyshuarve për trafikim, por duhet të shohim më shumë për këtë.”

 

Dy presidentët shqiptarë, Vjosa Osmani dhe Ilir Meta, vunë në dukje sfidat që ka Prishtina dhe Tirana zyrtare në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore.

 

VJOSA OSMANI

PRESIDENTE E REPUBLIKES SE KOSOVES

“Ne republikën e Kosovës viktimat janë poshtë moshës 18-vjeçare dhe shumica janë gra e vajza. Statistikat flasin njëzëri që fuqizimi ekonomik i grave dhe vajzave është arma kryesore kundër trafikimit.”

 

ILIR META

PRESIDENT I REPUBLIKES SE SHQIPERISE

“Kërkohet hetim, ndjekje penale dhe dënim për trafikantët, përfshirë edhe çdo zyrtar bashkëpunëtor, sipas parashikimeve të Kodit Penal.”

 

Ky forum shënoi takimin e parë mes kryetarit të shtetit shqiptar dhe diplomates amerikane Yuri Kim, pas akuzave të forta të Metës kundër ambasadores në prag të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit 2021.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *