Reforma në sistemin e drejtësisë ka qenë temë e bisedës mes kryetarit të kuvendit Ilir Meta me ndihmës sekretarin e shtetit, ambasadorin Uilliam Brounfield. Kreu i kuvendit bëri me dije se procesi ndodhet në fazën e miratimit, pas paraqitjes së opinionit përfundimtar të Komisionit të Venecias dhe interpretimit të ekspertëve të OPDAT dhe Euralius. Kryeparlamentari kërkoi mbështetjen e SHBA për monitorimin e fazës së zbatimit të reformës, për procesin e vetingut dhe trajnimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve të sistemit të ri të drejtësisë. Kërkesë e cila morri përgjigje pozitive nga ambasadori Brounfild, i cili theksoi se mbështetja e SHBA do të jetë edhe në këtë fazën të reformës në drejtësi dhe ngritjes së institucioneve të reja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *