E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Ilir Meta: Siguroni burgjet, situata e tensionuar

Presidenti Ilir Meta ka bërë një tjetër lëvizje në kulmin e krizës politike dhe të tensionit në vend.

Kreu I shtetit I ka kërkuar informacion drejtorit të burgjeve për sistemin e sigurisë në këto institucione të vuajtjes së dënimit.

Burime për Vizion Plus bëjnë të ditur se letra për kreun e burgjeve është dërguar duke vlerësuar se situata sipas presidentit në vend është tepër e tensionuar.

Presidenti Meta kërkon të merren të gjitha masat për sigurinë në burgje.

Më herët Meta reagoi edhe ndaj OSBE-ODIHR duke deklaruar se zgjedhjet pa dekretin e tij janë nul dhe të pavlefshme pavarësisht pretendimit të qeverisë për ti zhvilluar.

Vazhdo të lexosh

Reklamë