E martë, 22 Shtator 2026 Zilia deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Ilir Meta: Opozita merr mbi 90 mandate

Presidenti Ilir Meta parashikoi këtë të hënë fitoren e thellë, që sipas tij, koalicioni opozitar do të korrë më 25 prill.

 

Duke përfituar nga konferenca për patronazhistët, kreu i shtetit deklaroi se opozita do të fitojë mbi 90 mandate.

 

“Kush ka qejf të bëhet kurban për armiqtë e Shqipërisë, le të bëhet! Unë e kam bërë zgjedhjen time. Unë jam me Shqipërinë, me shqiptarët. Duan të na mbushin mendjen që sondazhet janë aty-aty? Të gjitha sondazhet pa përjashtim janë të blera nga Edi Rama. Opozita ka mbi 90 mandate. Po të dojë të shesë opozita mandatet e saj, le t’i shesë, por nuk ka për ta lënë Ilir Meta as këtë gjë. Do të vazhdoj punën time. Mbi 90 mandate merr opozita. Unë u dal borxhit të gjithëve. Ja mbajeni mend këtë gjë po deshët. Po të mos ishte kjo situatë, pse duhet të bëheshin gjithë këto gjëra?”

Më shumë video

Reklamë