E enjte, 24 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:00 Në vijim ora 02:00: Përrallë në Ishull Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Ilir Meta këmbëngul: Populli flet me Referendum

Një ditë pas kësaj deklarate që shënoi shpalljen e nismës për referendumin, presidenti Meta sqaroi në facebook se ku do të bazohet aksioni I tij kushtetues.

 

Në një postim në facebook, kreu i shtetit citon nenin 150 të kushtetutës:

 

Reklamë

 

Neni 150

 

  1. Populli, nëpërmjet 50 mijë shtetasve me të drejtë vote, ka të drejtën e referendumit për shfuqizimin e një ligji, si dhe t’i kërkojë Presidentit të Republikës zhvillimin e referendumit për çështje të një rëndësie të veçantë.
    2. Kuvendi, me propozimin e jo më pak se një së pestës së deputetëve ose me propozimin e Këshillit të Ministrave, mund të vendosë që një çështje ose një projektligj i një rëndësie të veçantë të shtrohet në referendum.
    3. Parimet dhe procedurat për zhvillimin e referendumit, si dhe vlefshmëria e tij parashikohen me ligj.

 

 

Presidenti vëren se tashmë u bënë 21 vjet që klasa politike nuk nxjerr ligjin për zbatimin e këtij detyrimi kushtetues për të bërë të pamundur ushtrimin e demokracisë direkte!

Dhe Meta thiotë se tani nuk ka më tolerim dhe as justifikime!

Kjo klasë politike sipas tij, di vetëm të thellojë krizat dhe të mos mbajë përgjegjësi.

Ajo nuk e njeh dialogun politik, interesin publik dhe kombëtar. Ndaj tani çdo gjë për t’ia dhënë fjalën sovranit përmes referendumeve. – nënvizon presidenti.

Më tej kreu I shtetit I referohet edhe eksperiencave ndërkombëtare, duke ngritur pyetjen: Çfarë e keqe e gjeti Zvicrën nga Referendumet?
E pas kësaj, presidenti Meta thotë se pas pushimit të fundjavës, të hënën do të bëjë publike idetë konkrete për referendumin.

Më shumë video

Reklamë